PDK: Partitë e tjera s’kanë programe konkrete

Nga Exit News
PDK: Partitë e tjera s’kanë programe konkrete

Partia Demokratike e Kosovës ka akuzuar partitë e tjera se nuk kanë programe konkrete për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Zëdhënësi i PDK Avni Bytyçi përmes një shënimi në Facebook ka akuzuar partitë për populizëm:

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me një program konkret në këto zgjedhje, i cili ka vetëm një qëllim, RIMËKËMBJEN e KOSOVËS. PDK — Plan të zbatueshëm për ekonominë e Kosovës në vlerë prej 1 miliardë (Bedri Hamza). Ndërsa, në mungesë të programeve politik partitë e tjera ju kthehen populizmit; LVV — Nuk kemi plan se Albini i di të gjitha! LDK — Rikthejmë reciprocitetin e plotë ndaj Serbisë! AAK — Bashkojmë Kosovën me Shqipërinë!”.

Partia Demokratike e Kosovës, PDK, ka publikuar të shtunën listën e saj me kandidatë për deputetë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Në vend të parë renditet Enver Hoxhaj, kandidati për kryeministër i PDK-së.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>