
Një 65-vjeçar u diagnostikua pas vdekjes me Covid-19 duke u bërë zyrtarisht viktima e 4 me koronavirus në Kosovë.
Autoritetet shëndetësore thanë se viktima u paraqit në urgjencë në gjendje të rëndë dhe se shkaku i vdekjes ishte infarkt në zemër.
Vetëm pas testimit, ai ka rezultuar i infektuar me Covid-19, bashkë me 4 persona të tjerë.
Totali i personave të testuar në Kosovë është 2106, prej të cilëve 170 kanë rezultuar të infektuar dhe vetëm 24 prej tyre janë shëruar.
Koronavirusi është përhapur në 20 komuna, ku shumica e të infektuarve janë Malishevë (62), Prishtinë (20) dhe Gjilan (17).