Përdori kioskën e cigareve për të shitur kokainë, arrestohet 40-vjeçari

Nga Exit News
Përdori kioskën e cigareve për të shitur kokainë, arrestohet 40-vjeçari

Një 40-vjeçar, K.H u arrestua për trafik kokainë me doza të vogla në Tiranë. Policia e Tiranës pas një hetimi 5-mujor zbuli se i arrestuari përdorte një kioskë për shitjen e cigareve për të kamufluar shitjen e kokainës, për 3500 lekë për dozë.

Policia sekuestroi kokainë, një armë zjarri pistoletë, shumat 42.000 lekë të rinj dhe 8730 euro, një automjet, një motomjet dhe 7 aparate celular.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>