Protesta e ditës së katërt për Klodian Rashës është mbyllur pas një ore, pasi Policia i ka shpërndarë protestuesit me gaz lotsjellës.
Ata kanë tentuar t’i drejtohen Drejtorisë së Policisë por nuk kanë arritur dot, pas gazit lotsjellës nga policia.
Sipas gazetarëve të terrenit, policët kishin bllokuar rrugët hyrëse për te drejtoria e policisë.
Gjatë këtyre ditëve protestuesit janë përplasur me policinë dhe kanë dëmtuar xhama godinash publike, kazanë plehrash, zbukurime dhe sinjalistikë rrugore. Policia ka ndaluar më tepër se njëqind vetë, përfshi dy gazetarë.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=423293828841532&id=100034827547811