Takimi Rama-Basha, nuk arrihet dakordësi për krizën

Takimi Rama-Basha, nuk arrihet dakordësi për krizën

Ka përfunduar pa arritur dakordësi takimi mes Kryeministrit Rama dhe Kryetarit të PD-së Lulzim Basha me ndërmjetësimin e Presidentit Nishani.

Takimi që ka zgjatur rreth tre orë u zhvillua në Presidencë. Rama dhe Basha shoqëroheshin në takim nga krerët përkatës të grupeve parlamentare, Gramoz Ruçin dhe Edi Paloka.

I pari nga takimi ka dalë Kryeministri Rama i cili nuk ka bërë asnjeë koment. Zoti Basha ka qendruar në Presidencë edhe për 40 minuta të tjera, por edhe ai nuk ka bërë komente pas daljes nga takimi.

Ndërsa është e konfirmuar mosarritja e ndonjë marrëveshjeje, nuk dihet ende se çfarë qëndrimesh dhe porpozimesh janë diskutuar.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>