Përmbytet Biblioteka Kombëtare – Shkaku, punimet e dobta në sheshin Skënderbej

Përmbytet Biblioteka Kombëtare – Shkaku, punimet e dobta në sheshin Skënderbej

Ne do të bëjmë për Bibliotekën Kombëtare sa nuk është bërë për 25 vite të marra së bashku. Ne jemi plotësisht të angazhuar në këtë proces dhe do t’ia rikthejmë Bibliotekës pjesën e trupit të saj të amputuar nga barbaria e kulturës së tranzicionit.”

Kështu shprehej Kryeministri Rama, në vitin 2016, teksa i dhuronte Bibliotekës albumin e tij të skicave.

Por sot në ndryshim nga deklarata propagandistike të Kryeministrit, gjendja në Bibliotiken Kombëtare nuk ka ndryshuar, përkundrazi është përkeqësuar. Para dy ditësh godina e bibliotekës u përmbyt.

Nga mediat bëhet e ditur se 12 mijë libra të ndodhur në arkivat e Bibliotekës Kombëtare janë lagur nga shiu i 23 qershorit dhe institucioni ka shpallur gjendjen e emergjencës.

Siç shikohet në foton më sipër, punonjësit e bibliotekës po përpiqet t’i thajnë librat në kushte rrethanore duke i hapur nëpër mjediset e brendëshme të godinës dhe duke përdorur peceta. Njësoj si në rastin e përmbytjes së godinës së Bashkisë Tiranë, arsyeja ka qenë punimet e dobëta në sistemin e kanalizime në Sheshin Skenderbej.

Sistemi i kullimit të ujrave të Sheshit Skenderbej nuk ka funksionuar siç duhet dhe për pasojë ujërat e shumta të shiut kanë përmbytur godinën e Bibliotekës Kombëtare, njësoj si dhe atë të Bashkisë Tiranë.

Punimet për pedonalizimin e Sheshit Skëndërbej dhe për ndërtimin e parkimit nëntokësor kanë prishur nivelin e vendosjes së pusetave që mbledhin ujin e sheshit duke krijuar kështu mundësi për përmbytje të vazhdueshme të godinave përqark sheshit.

Për ironi të fatit, një ditë pasi një qendër në Barcelonë më lidhje shumë të ngushta më Kryeministrin Rama i ka dhënë Sheshit Skënderbej një çmim për hapësirë publike, të cilin kryebashkiaku Veliaj po e promovon në mënyrë agresive prej një jave, godinat e dy institucioneve të rëndësishme në vend janë përmbytur duke hedhur poshtë propagandën boshe të qeverisë.

Për rindërtimin e Sheshit Skenderbej janë shpenzuar 13 milionë euro nga buxheti i shtetit. Faza e parë e projekti, e cila ka kushtuar 4 milionë euro përfshinte prishjen e sistemit të vjetër të kanalizimeve dhe ndërtimin e një sistemi të ri.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>