Përmbytje në Kosovë, rrëshqitje dheu në Rrugën e Kombit

Nga Exit News
Përmbytje në Kosovë, rrëshqitje dheu në Rrugën e Kombit

Disa qytete të Kosovës janë përmbytur, të premten, si pasojë e rreshjeve të mëdha të shiut.

Përmbytjet raportohen në komunat e Drenasit, Malishevës dhe zonave të tjera përreth.

Në lagjen Dardania të Gjakovës ka pasur përmbytje si pasojë motit të keq, ku u shkaktuan dëme të konsiderueshme materiale, raportojnë mediat e Kosovës.

Ministria e Infrastrukturës së Kosovës njoftoi se reshjet e shiut gjithashtu shkaktuan rrëshqitje të dheut në autostradën “Ibrahim Rugova” që lidh Kosovën me Shqipërinë.

Sidoqoftë, autostrada po pastrohet për lëvizje, ndërsa ekipet po punojnë për mirëmbajtjen e saj.

Gjatë natës të së enjtes ka pasur reshje bore në disa zona, por ndërmarrjet e mirëmbajtjes kanë ndërhyrë në pastrimin e rrugëve me pastrimin e kripës, veçanërisht në rajonin e Pejës dhe Gjakovës, si dhe në male.

Udhëheqësi i emergjencave në Gjakovë, Besim Meqa, tha se sa i përket gjendjes pas vërshimeve është e rëndë.

Ai njoftoi se janë bllokuar rrugë dhe uji ka depërtuar në shtëpi, si në qytet ashtu edhe nëpër fshatra.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>