Petrit Vasili: Reforma në drejtësi, e deformuar dhe jo funksionale

Petrit Vasili: Reforma në drejtësi, e deformuar dhe jo funksionale

Deputeti i LSI-së, Petrit Vasili bëri të dielën një bilanc të reformës në drejtësi, e cila në 21 korrik mbush 5 vjet qyshkur kaloi në parlament në 2016.

Duke shkruar në rrjetin Facebook, Vasili shprehet se reformën e ka mbytur propaganda, por në fakt ajo është jofunksionale në çdo nivel të saj.

Ai radhit të gjithë vendet e paplotësuara me gjyqëtar në gjykatat e niveleve të ndryshme, duke theksuar se, ndërsa dosjet grumbullohen, qytetarët duhet të presin vite për të patur drejtësi.

Ndërkohë, sipas tij, mungon analiza objektive dhe vullneti për ta zgjidhur deformimin që reforma prodhoi.

“Kjo situatë tepër e rëndë nuk prodhon drejtësi për qytetarët, por prodhon cilësi tepër të ulët në dhënien e drejtësisë, vonesa skandaloze e tepër të dënueshme si dhe “garanton” pandëshkueshmeri për pushtetarët,” shkruan Vasili.

 

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme