Komisioni Europian i ka propozuar BE-së të pezullojë përkohësisht për 30 ditë hyrjen pa viza në 26 vendet anëtare të zonës Shengen. Propozimi ekstrem, që ka për qëllim kufizimin e përhapjes së koronavirusit, u bë publike të hënën pasdite nga Presidentja e BE-së van der Leyen.
Nga ky vendim, që pritet të merret nga ministrat e jashtëm të BE-së, do të preken qytetarët shqiptarë të cilët tani nuk do të mund të udhëtojnë dot më 22 vende të BE-së si dhe në Norvegji, Zvicër, Lihtenshtejn dhe Islandë, që janë pjesë e Shengenit.
Masa do të zbatohet për 62 vende qytetarët të cilët përfitojnë nga programit të udhëtimit pa viza në BE nën Marrëveshjen Shengen.
Kufiri do të mbetet i hapur për vetë qytetarët e vendeve të zonës Shengen dhe rezidentët e tyre, si dhe për vizitat e domosodoshme nga vendet që përfitojnë nga regjimi Shengen si vizita zyrtare, shëndetësore, etj.