Ditët e fundit në mediat shqiptare po qarkullojnë shkrime që kanë një emërues të përbashkët: sulmin ndaj një zyrtari të lartë gjerman, Gunther Krichbaum.
‘Tema’ dhe ‘Tiranapost’ kanë shkruar se Krichbaum është njeriu i paguar nga PD për të bllokuar negociatat për Shqipërinë dhe se e shkuara e tij përfshin lidhjen me Rusinë dhe një skandal të trafikimit të fëmijëve.