Shërbimi i Çështjeve të Brendshme, SHÇBA deklaroi për median se polici, i cili plagosi rojen e kanabisit, i ka kryer veprimet në përputhje me ligjin.
Të hënën, në Fier, policia qëlloi me armë ndaj një të riu, i cili po ruante farat e kanabisit. I riut, me iniciale G.SH u plagos në shpatull dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës.
I plagosuri kur pa policinë u përpoq të largohej dhe qëlloi ndaj tyre, sipas deklaratave të policisë dhe reagimit zyrtar të SHÇBA-së, të martën.
Në vendngjarje policia sekuestroi 1 automatik, rreth 180 fishekë me pako,
270 gota të mbjella me fidanë të bimës Kanabis Sativa, dhe dy parcela me 23 bimë të mbjella në tokë.