Policia e Shtetit ka deklaruar se media, individë dhe aktorët politikë kanë përhapur “lajme të rreme” dhe dezinformata në lidhje me kultivimin e kanabisit në vend.
Në një deklaratë të postuar në faqen e tyre zyrtare zyrtare, policia ftoi median të zbatojë standarde profesionale në raportimin e lajmeve për t’i dhënë publikut fakte të verifikuara dhe mendime të bazuara.
Ata akuzuan mediat për ilustrume me pamje të parcelave masive të mbjella me kanabis të nxjerra nga arkivat, pa asnjë shënim, duke tentuar kështu që në rrugë spekulative të përcillen mesazhe të rreme tek opinioni publik.
Deklarata vjen pas një vrasje të dyfishtë këtë javë në zonën Malesia e Madhe. Dy kushërinjtë, Vilson Çuta dhe Emiliano Pepaj u gjetën të vrarë në një zonë malore pranë fshatit Vrith. Policia arrestoi Rrok Pepajn për kultivim kanabisi. Besohet se djali i Rrokut, Danieli është autori i vrasjes së dy kushurijve, të cilët dyshohen se i vodhën 29 rrënjë kanabis Danielit.
Policia i quajti veprimet e medias ‘insistim për të përhapur opinione të pambështetura në realitet, artikulim i konkluzioneve krejt arbitrare’, si dhe akuzuan mediat si joetike.
Ata gjithashtu thanë se ata që postojnë imazhet nuk kanë treguar ndonjë gatishmëri për të ndarë informacione me policinë në lidhje me pretendimet në lidhje me kultivimin e kanabisit në vend. Kjo, tha policia, ngre dyshime në lidhje me vërtetësinë e akuzave të bëra.
Në deklaratë, policia pretendon që 2020 ” është një tjetër vit i thellimit të suksesit në luftën kundër kultivimit të kanabisit” falë përpjekjeve e punës së policisë. Ata thanë se goditja ndaj kriminelëve në vend ka qenë e fortë dhe se sasia e kanabisit në vend ka arritur “nivele shumë të ulta”.
Për më tepër, policia shkruan se “sasia e kapur në vendet fqinje, që kanë qenë tradicionalisht destinacione për këtë veprimtari kriminale, ka arritur në nivelet më të ulëta historike të regjistruara.”.
“Arritjet e padiskutueshme” të policisë u pasqyruan në raportin e fundit nga Komisioni Evropian dhe partnerët ndërkombëtarë të cilët monitorojnë punën e saj.
Faktet janë që Shqipëria është e 6-ta në vend për importet e rrëshirës së kanabisit në Evropë sipas Raportit Botëror të Drograve nga Kombet e Bashkuara. Raporti përmban të dhëna nga viti 2014 deri në vitin 2018.
Në fillim të këtij viti, divizioni italian Antimafia raportoi për vitin 2019 se Shqipëria është burimi kryesor i kanabisit në Evropë. Antimafia italiane gjithashtu tha se vendi është një pikë kyçe tranziti për heroinën që vjen nga Afganistani dhe Azia Qendrore. Më tej theksohej se të ardhurat nga këto aktivitete shpesh investohen në Shqipëri, në fusha si turizmi dhe ndërtimi.
RAI3 gjithashtu raportoi se kultivimi i kanabisit në Shqipëri ishte rritur me 1200 për qind në vitin e fundit (2019). Autoritetet shqiptare mohuan me forcë akuzën, të bërë nga Prokurori Italian Giacomo Cataldi dhe raportuar nga gazetari Valerio Cataldi.
Qendra e Beogradit për Sigurinë dhe Politikën parashikoi që kultivimi i kanabisit në Shqipëri do të rritet për shkak të pandemisë COVID-19. Kjo do të ishte për shkak të mungesës së mbikëqyrjes policore pasi fokusi i tyre është diku tjetër. Qendra vuri në dukje se kanabisi është ende “shumë i pranishëm në treg” rajonal.
Europol gjithashtu i bëri jehonë këtij parashikimi. Ai vuri në dukje se Shqipëria, “një prodhues i kanabisit për tregun evropian” kishte të ngjarë të prodhonte më shumë për shkak të institucioneve të zbatimit të ligjit që u fokusuan në menaxhimin e pandemisë.
Pastaj në qershor, Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj pranoi gjatë një takimi virtual me Shefin e Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, se kanabisi po kultivohej në rrethet kryesore të vendit: Gjirokastër, Shkodër, Durrës, Vlor, Lezhë, Berat dhe Elbasan.
Kohët e fundit, Observatori i Shoqërisë Civile tha se shqiptarët po kalojnë nga kultivimi i kanabisit në vend dhe po e rrisin atë brenda shtëpive në Evropën Perëndimore. Raporti thekson se ndërsa Shqipëria ka kushte të favorshme rritjeje, të favorizuara nga qeverisja e dobët dhe korrupsioni, goditjet e forta të policisë që nga viti 2017 e kanë zhvendosur atë diku tjetër. Kjo përfshin vende si Spanja, Britania e Madhe, Hollanda dhe Belgjika.
Obeservatori parashikoi gjithashtu që viti 2020 mund të shihte rritje të prodhimit për shkak të bllokimit nga pandemia.
Deklarata e policisë nuk dha ndonjë fakt dhe shifër për të përgënjeshtruar pretendime të ndryshme që bëhen nga të gjitha raportet ndërkombëtare.