Policia arreston 3 inspektorë të ndërtimit në Berat

Nga Stafi i Exit
Policia arreston 3 inspektorë të ndërtimit në Berat

Policia arrestoi sot 3 inspektorë të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit (IMT), të cilët akuzohen se kanë favorizuar ndërtimet pa leje në Berat. Arrestimet nuk kanë lidhje me pasojat e tërmeteve.

Përmes një deklarate për shtyp, Policia njoftoi sot arrestimin e: L.S. 50 vjeç; E.V. 29 vjeç; D.H. 45 vjeç, që të tre banues në Berat dhe inspektorë të IMT-së.

Në njoftim, policia tha se masën e arrestit e kishte vendosur Gjykata e Beratit ditën e mërkurë, ndërsa 3 inspektorët ishin kallëzuar për shpërdorim detyre pas 6 muajsh hetim.

“Nga hetimet e kryera ka rezultuar se 3 Inspektorët, në kundërshtim me ligjin, kanë favorizuar dhe lejuar shtetas të ndryshëm për të kryer ndërtime pa leje në territorin e Bashkisë Berat”.

Arrestimi i 3 inspektorëve të IMT-së nuk ka lidhje me dëmet apo pasojat që shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit në qarqet e Durrësit, Tiranës dhe Lezhës, apo dhe vetë Beratit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>