
Policia e Sarandës arrestoi të hënën shtetasin 24 vjeç me iniciale G.A banues në Ksamil, pasi u kap me 2.5 kg kanabis.
“Gjatë kontrollit të ushtruar në subjektin e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, rreth 2.5 kg lëndë narkotike kanabis dhe një sasi lënde narkotike kokainë”, njoftoi Policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme hetimore.