
Policia ka arrestuar një prej autorëve të dyshuar për vrasjen e Hekuran Billës, mbrëmjen e 11 qershorit në Komunën e Parisit, Tiranë.
I arrestuari është S.Marku, nipi i Prel Markut, vrarë nga Billa në vitin 2006 në Angli.
Billa u vra në një atentat mafioz dhe policia dyshon se vrasja ndodhi për arsye hakmarrjeje. Policia shpalli në kërkim Viktor Markun, vëllain e Prel Markut, nipin e tij dhe të dyshuar të tjerë.
Për vrasjen e Markut dhe plagosjen e dy personave të tjera, gjykata angleze e kishte dënuar Billën me burgim të përjetshëm.
Por në Shqipëri, siç Exit News ka shpjeguar këtu, falë gjykatëses Enkeleda Hoxha, Billa arriti të dalë nga burgu në vitin 2019.