Policia arreston vrasësin prej 5 vitesh në kërkim, endej me pistoletë në Tiranë

Policia arreston vrasësin prej 5 vitesh në kërkim, endej me pistoletë në Tiranë

Mbrëmjen e së martës policia arrestoi pranë gjimnazit Petro Nini Luarasi në Tiranë, Sadetin Erkoçeviqin.

Ai ishte dënuar me 20 vite burg për një vrasje dhe plagosje të kryer në vitin 2014 në Shkodër dhe qe shpallur në kërkim, por megjithatë lëvizte pa problem në kryeqytet, madje edhe i armatosur.

Në momentin e arrestimit policia i gjeti Erkoçeviqit një pistoletë të mbushur me fishekë. Në çantë ai kishte gjithashtu edhe 14 fishekë të tjerë.

Zona ku ai u arrestua është një nga më të frekuentuarat në Tiranë, pasi aty gjenden edhe lokalet më me shumë lëvizje.

Policia në deklaratën për shtyp u shpreh pa dhënë shumë detaje se me arrestimin e Erkoçeviqit “kishte parandaluar një vrasje”.

Sidoqoftë policia tregoi se për kapjen e tij ishte njoftuar nga qytetarët po atë mbrëmje.

Autoritetet shfrytëzuan këtë rast për të falenderuar qytetarët për bashkëpunimin më tepër me policinë, pasi 44 për qind e aksioneve të tetë muajve të fundit janë nisur pas njoftimeve nga qytetarët.

Në vetëm 12 ditët e para të gushtit u regjistruan 4 vrasje, tre prej të cilave ishin të tipit mafioz dhe viktimat kishin të shkuar kriminale.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>