Policia Durrësit padit Bashën dhe 10 persona të tjerë për shkelje të masave kundër Covid-19

Nga Exit News
Policia Durrësit padit Bashën dhe 10 persona të tjerë për shkelje të masave kundër Covid-19

Policia e Durrësit ka paditur Kryetarin e PD-së Lulzim Basha, kryetarin e PD-së Durrës Ferdinand Xhaferri dhe 9 persona të tjerë, për shkelje të rregullave të përhapjes së Covid-19

“Policia e Durrësit ka konstatuar me shqetësim një aktivitet partiak të zhvilluar në mjedisin e mbylluar të një lokali, në kundërshtim me Aktin Normativ, “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga virusi COVID-19″. Ky aktivitet, që është publikuar gjerësisht sot edhe në media, ka imponuar procedimin administrativ, bazuar mbi Aktin Normativ”, shkruhet në njoftimin zyrtarë të Policisë së Durrësit.

Policia njofton se ka gjobitur me gjobë 1 milionë lekë pronarin e lokalit dhe me “masë administrative gjobë dhe me tërheqje të lejes së drejtimit shtetasit pjesëmarrës në këtë aktivitet, L.B, F. Xh., A. M., R. G., A. B., V. N., E. H., A.B., D. B., J.M. dhe A.H.”

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>