Policia gjobit 283 qytetarë për mosmbajtjen e maskave në autobus

Nga Exit News
Policia gjobit 283 qytetarë për mosmbajtjen e maskave në autobus

Policia ka inspektuar të enjten linjat urbane ku ka gjobitur 283 qytetarë, nga të cilët 85 në Tiranë.

Ata janë gjobitur me 3 mijë lekë secili.

Gjatë një konference për shtyp të hënën, Rama lajmëroi rritjen e gjobave për bizneset dhe shtrëngimi e masave kufizuese për qytetarët që nuk zbatojnë masat kundër përhapjes së Covid-19.

Aktualisht në vend është në fuqi shtetrrethimi pas orës 20:00, mbajtja e maskës në ambjentet e brendshme dhe të jashtme, si dhe gjoba prej 1 milionë lek për bizneset që thyejnë këto masa.

Javën e fundit në vend u regjistruan mbi 1000 raste të infektuara në vend, duke shënuar shifra rekord që prej nisjes së pandemisë.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>