Policia e Korçës ka gjobitur me 5 milionë lekë ish deputetin Endrit Brahimllari për shkelje të masave kundër Covid-19.
Sipas njoftimit, Brahimllari ka organizuar një aktivitet me më shumë se 10 veta në kundërshtim me aktin normativ.
Një ditë më parë, policia e Elbasanit gjobiti kreun e LSI, Monika Kryemadhi për mosmbajtjen e maskës dhe grumbullimin më shumë se 10 veta.
Dy ditë më parë, kryeministri Edi Rama njoftoi se policia do të gjobisi çdo politikan që shkel rregullat kundër Covid-19.
Qeveria prej rreth një viti ka ndaluar grumbullimin e më shumë se 10 personave në një ambjent të mbyllur. Personat që shkelin këtë rregull dënohet me 1 milionë lek.
Gjithashtu, në vend është e detyrueshme mbajtja e maskës në ambjentet e jashtme dhe të brendshme. Personat që shkelin këtë rregull dënohet me 3 mijë lek gjobë.