Policia ka nisur hetim ndaj një mjeku dhe një infermereje në Korçë pas vdekjes së një 39 vjeçareje.
Viktima kishte shkuar për tu mjekuar te klinika private, por ende nuk dihen shkaqet e vdekjes së saj.
Sipas njoftimit të policisë mjeku dhe infermierja dyshohet se nuk kanë respektuar protokollet mjekësore gjatë trajtimit të pacientes.