Policia nuk ka pasur në plan arrestimin e Lulzim Berishës

Policia nuk ka pasur në plan arrestimin e Lulzim Berishës

Ndërsa policia po zhvillon këto ditë me bujë një aksion për arrestimin e “Të fortëve”, në media u propagandua idea se shënjestër e këtij aksioni ishte edhe arrestimi i Lulzim Berishës, kreut të bandës së Durrësit.

Megjithëse mediat i referohen burimeve pranë Policisë dhe Prokurorisë, duket se ky lloj pretendimi është i pavërtetë. Kështu:

Më 21 tetor, në media policia njoftoi se ushtroi kontroll në banesën e Lulzim Berishës, i cili bashkë me familjen, rezulton të jetë larguar nga Shqipëria drejt një vendi të BE-së, disa kohë më parë.

Pas këtij aksioni reagoi avokati i Lulzim Berishës, Detar Hysi. Zoti Hysi, në një deklaratë për gazetën “Panorama”, më 23 tetor, tha se Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë nuk ka caktuar “as masë sigurimi arrest me burg, as kërkim policor dhe as nuk ka ndonjë vendim për kontroll banese. Megjithatë, Policia ka ushtruar kontroll në banesën e tij dhe nuk ka gjetur asgjë”.

Sërish, më 23 tetor, avokati i Lulzim Bersishës, në një mesazh dërguar gazetares Rudina Xhunga, tha se:

Lulzim Berisha,[..] është nje qytetar i lirë, ku zbaton me përpikmëri një vendim gjykate të dhënë nga Gjykata e rrethit Durrës, ku ka detyrim të mbajë kontakte me shërbimin e provës në Durrës.

Sot, më 24 tetor sipas Balkanweb, Lulzim Berisha është paraqitur në Shërbimin e Provës duke zbatuar vendimin e Gjykatës së Durrësit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>