Policia sekuestron 18 baza të armatimit ushtarak në Tiranë

Nga Exit News
Policia sekuestron 18 baza të armatimit ushtarak në Tiranë

Policia e Tiranës, Forcat RENEA dhe FNSH kanë identifikuar 18 baza për modifikimin, magazinimin dhe shpërndarjen e armatimit për grupeve kriminale.

Drejtori i Policisë Tiranë Rebani Jubani në konferencën për shtyp, me 1 prill u shpreh se policia arrestoi 5 persona, shpalli në kërkim dy të tjerë, dhe zbardhi 3 ngjarje kriminale.

Policia gjithashtu sekuestroi snajper, antitakë, 7 automjete nga tw cilat 2 të blinduara, radio policie, kallashnikovë, municione.

Personat e arrestuar janë Paris Prenga, Bledar Deda, Flor Abazi, Ermond Jamaku dhe Enver Jamak. Ndërsa u shpallë në kërkim Sokol Gjura, i larguar nga vendi një javë më parë dhe Akil Kulla.

3 ngjarjet kriminale të zbardhura:

Ermond Jamaku dhe Enver Jamaku janë autorë të ngjarjes së ndodhur më datë 18 tetor 2019, në Tiranë, ku është tentuar të vritet me eksploziv të telekomanduar shtetasi A. B.

Sokol Gjura dyshohet se së bashku me dy persona të tjerë të arrestuar më parë, Ermond Jamaku dhe Enver Jamaku, janë autorë të sulmit me armë ndaj shtetasit P. P., ngjarje e ndodhur më datë 10 shtator 2017, në rrugën “Muhamet Deliu” në Tiranë.

Këta persona dyshohet se janë autorë të vendosjes së lëndës eksplozive, granatës dhe armës së zjarrit, si dhe të një lënde narkotike të dyshuar si heroinë në banesën e shtetasit E. S., ngjarje e ndodhur më datë 15 shtator 2017 në Tiranë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>