Politikanët shqiptarë urojnë SHBA-të me rastin e 4 korrikut

Nga Exit News
Politikanët shqiptarë urojnë SHBA-të me rastin e 4 korrikut

Me rastin e Ditës së Pavarësisë së SHBA-ve, politikanët shqiptarë uruan në rrjete sociale qytetarët amerikanë.

Presdenti Ilir Meta postoi në Facebook letrën dërguar Presidentit të SHBA-ve Donald Trump, ku i shpreh urimet, duke theksuar se parimet e lirisë dhe jetës janë themelet kryesore të ekzistencës së kombeve.

“Etërit tuaj Themelues e dinin shumë mirë çmimin e lirisë, sepse u zotuan të jepnin jetën, fatin dhe nderin e tyre të shenjtë për të shpallur pavarësinë, si dhe për të mbrojtur të drejtat e dhëna nga Zoti.

Këto themele të qëndrueshme mbeten edhe sot e kësaj dite parimet kryesore të ekzistencës së kombeve demokratike.”

Meta shton se sot SHBA-të dhe bota po përballen me pandeminë e Covid-19, duke shtuar se “jemi optimistë se forca e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do t’ia dalë mbanë të mbizotërojë kundër kësaj pandemie dhe se ato do të ngrihen edhe më të fortë se kurrë, duke qenë njëkohësisht mirënjohës për mbështetjen dhe ndihmesën bujare që qeveria juaj na ka dhënë teksa ne po përballemi me sfidat e pandemisë.”

Kryeministri Edi Rama postoi në Facebook një video me shkrimin:

“Gëzuar ditëlindjen Amerikë! Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara.”

Ndërkohë kryetari i opozitës Lulzim Basha në një postim në Twitter uroi qytetarët amerikanë:

“Gëzuar 4 korrikun! Zoti e bekoftë Amerikën dhe zoti i bekoftë shqiptarët.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>