Bashkimi Evropian ka kërcënuar Poloninë se do t’i heqë të drejtën e votimit në Këshillin e Ministrave— institucioni më i lartë vendimmmarrës në BE— nëse miraton reformën në drejtësi.
Zëvendës Presidenti i Komisionit Evropian Timmermans tha se BE do të detyrohet të vërë në zbatim nenin 7, i cili i heq të drejtën e votës në institucionet e BE-së vendeve anëtarë. Ky nen, deri më tani, nuk është përdorur asnjëherë si sanksion kundër një vendi anëtar të BE-së.
Partia Ligj dhe Drejtësi (PiS) e cila fitoi zgjedhjet parlamentare në 2015 në Poloni, zotëron një shumicë absolute në parlament. Ajo kontrollon të dyja dhomat e parlamentit. Që pas ardhjes në pushtet qeveria e fromuar nga Partia PiS është përpjekur të kontrollojë gjykatat dhe median në vend.
Pak ditë më parë, PiS propozoi një ligj i cili do të largojë menjëherë gjyqtarët aktualë të Gjykatës së Lartë dhe do t’i japë parlamentit kontroll mbi Këshillin Kombëtar të Drejtësisë, një institucion përgjegjës për ruajtjen e pavarësisë në sistemin gjyqësor. Reforma do t’i japë ministrit të drejtësisë autoritetin të emërojë kryetarët e gjykatave të niveleve të ulta.
Ky ligj u miratua në dhomën e ulët të Parlamentit vetëm me votat e partisë PiS, pavarësisht se opozita paraqiti rreth një mijë amendamente me qëllimin e vetëm për të vonuar miratimin e ligjit.
Ky ligj ka ende ka nevojë për miratimin e Dhomën së Lartë të Parlamenti , por mendohet se do të kalojë duke qënë se partia në pushtet kontrollon të dyja dhomat.
Opozita polake kishte paralajmëruar kohë më parë se ky projekt ligj i paraqitur nga partia në pushtet do të politizonte sistemin e drejtësisë dhe do të rrezikonte pavarësinë e pushteteve.
Kundra këtij ligji u shpreh edhe Presidenti polak Duda, i cili paraqiti një projektligj të tijin në parlament. Ai tha se do të firmosë ligjin vetëm nëse anëtarët e Këshillit Kombëtar të Drejtësisë—institucioni që emëron gjyqtarët e rinj—do të zgjidhen me tre të pestat e votave në parlament. Sipas tij, kjo masë do të shmangë kapjen e këtij institucioni nga një parti e vetme, nga një grup i vetëm në pushtet.
Përgjatë fundjavës, mijëra polakë dolën në rrugë. Ditën e martë, qytetarët u vendosën përpara pallatit presidencial në Varshavë duke kërkuar pavarësinë e gjykatave.
Në të njëjtën mënyrë projektligjet dhe institucionet e reformës në drejtësi në Shqipëri u votuan vetëm me votat e koalicionit qeverisës dhe pa praninë e opozitës në parlament. Por në ndryshim me Poloninë, përfaqësuesit e BE-së në Tiranë në vend që të mbronin kapjen e sistemit të drejtësisë nga shumica në pushtet, kërcënuan opozitën që të dilte kundër reformës në drejtësi.