Poloni, Shqipëri – Dy standardet e BE-së për reformën në drejtësi

Poloni, Shqipëri – Dy standardet e BE-së për reformën në drejtësi

Bashkimi Evropian ka kërcënuar Poloninë se do t’i heqë të drejtën e votimit në Këshillin e Ministrave— institucioni më i lartë vendimmmarrës në BE— nëse miraton reformën në drejtësi.

Zëvendës Presidenti i Komisionit Evropian Timmermans tha se BE do të detyrohet të vërë në zbatim nenin 7, i cili i heq të drejtën e votës në institucionet e BE-së vendeve anëtarë. Ky nen, deri më tani, nuk është përdorur asnjëherë si sanksion kundër një vendi anëtar të BE-së.

Partia Ligj dhe Drejtësi (PiS) e cila fitoi zgjedhjet parlamentare në 2015 në Poloni,  zotëron një shumicë absolute në parlament. Ajo kontrollon të dyja dhomat e parlamentit. Që pas ardhjes në pushtet qeveria e fromuar nga Partia PiS është përpjekur të kontrollojë gjykatat dhe median në vend.

Pak ditë më parë, PiS propozoi një ligj i cili do të largojë menjëherë gjyqtarët aktualë të Gjykatës së Lartë dhe do t’i japë parlamentit kontroll mbi Këshillin Kombëtar të Drejtësisë, një institucion përgjegjës për ruajtjen e pavarësisë në sistemin gjyqësor. Reforma do t’i japë ministrit të drejtësisë autoritetin të emërojë kryetarët e gjykatave të niveleve të ulta.

Ky ligj u miratua në dhomën e ulët të Parlamentit vetëm me votat e partisë PiS, pavarësisht se opozita paraqiti rreth një mijë amendamente me qëllimin e vetëm për të vonuar miratimin e ligjit.

Ky ligj ka ende ka nevojë për miratimin e Dhomën së Lartë të Parlamenti , por mendohet se do të kalojë duke qënë se partia në pushtet kontrollon të dyja dhomat.

Opozita polake kishte paralajmëruar kohë më parë se ky projekt ligj i paraqitur nga partia në pushtet do të politizonte sistemin e drejtësisë dhe do të rrezikonte pavarësinë e pushteteve.

Kundra këtij ligji u shpreh edhe Presidenti polak Duda, i cili paraqiti një projektligj të tijin në parlament. Ai tha se do të firmosë ligjin vetëm nëse anëtarët e Këshillit Kombëtar të Drejtësisë—institucioni që emëron gjyqtarët e rinj—do të zgjidhen me tre të pestat e votave në parlament. Sipas tij, kjo masë do të shmangë kapjen e këtij institucioni nga një parti e vetme, nga një grup i vetëm në pushtet.

Përgjatë fundjavës, mijëra polakë dolën në rrugë. Ditën e martë, qytetarët u vendosën përpara pallatit presidencial në Varshavë duke kërkuar pavarësinë e gjykatave.

Në të njëjtën mënyrë projektligjet dhe institucionet e reformës në drejtësi në Shqipëri u votuan vetëm me votat e koalicionit qeverisës dhe pa praninë e opozitës në parlament. Por në ndryshim me Poloninë, përfaqësuesit e BE-së në Tiranë në vend që të mbronin kapjen e sistemit të drejtësisë nga shumica në pushtet, kërcënuan opozitën që të dilte kundër reformës në drejtësi.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>