Presidenti do të hedhë sot, në orën 12:00 shortin për Këshillin e ri të Emërimeve në Drejtësi.
Lajmërimi u bë nga zëdhënësi i Presidentit të Republikës Tedi Blushi.
KED është insitucioni kompetent për vlerësimin dhe renditjen e kandidatëve për Gjykatë Kushtetuese dhe Inspektor të Lartë të Drejtësi. KED zgjidhet në fund të çdo viti dhe ushtron detyrën për vitin pasardhës.
Më 15 nëntor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) publikoi listën e kandidatëve për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi për vitin 2020 (KED). Lista përmban 11 kandidatë nga Prokuroria e Përgjithshme dhe 16 nga prokuroritë pranë gjykatave të Apelit.
Siç Exit.al ka shkruar më parë, në këtë listë bie në sy fakti se në listë janë përfshirë dhe magjistratë që nuk kanë përfunduar Shkollën e Magjistraturës, kusht ky i parashikuar në kushtetutë për anëtarët e KED-it.