Presidenti Ilit Meta përmes zëdhënësit të tij Blushi i ka kthyer përgjigje kryeministrit Rama, mbi të drejtën për të kërkuar informacion në lidhje me masat e marra nga qeveria për Covid-19.
Në një postim në Facebook, Blushi ka renditu të drejtat e presidentit të caktuara në Kushtetutë. Ai shkroi se:
“Kushdo ka të drejtë, në përputhje me ligjin, të marrë informacion për veprimtarinë e organeve shtetërore, si dhe të personave që ushtrojnë funksione shtetërore”.
Ai sqaroi se 11 kërkesat e Presidentit drejtuar ministrisë së Shëndetësisë dhe Kuvendit janë në përputhje me Kushtetutën.
“Presidenti Meta ka bërë gjithçka, brenda kompetencave që i jep Kushtetuta dhe ligji, për të parandaluar përhapjen e pandemisë COVID-19 dhe i kujtojmë Kryeministrit ende në detyrë se edhe ai vetë e ka falenderuar publikisht për këtë”.
Blushi theksoi se Meta është në pritje të përgjigjes së ministres Manastirliu.