“Bashkimi Evropian pret që i gjithë rajoni — të vazhdojë të ndërtojë marrëdhënieve konstruktive dhe bashkëpunuese, dhe të përqendrohet në intensifikimin e punëve për arritjen e reformave të nevojshme për rrugën drejt integrimit evropian” — u përgjigj zëdhënësja e Komisionit Evropian Ray, sipas Agjensia e lajmeve Nova për deklaratën e Kryeministrit Rama, i cili një ditë më parë tha se Shqipëria dhe Kosova duhet të kenë president të përbashkët.
Kjo nuk është hera e parë që Kryeministri Rama akuzohet për ndërhyrje në punët e brendshme të vendeve fqinje.
Më 27 dhjetor 2017, Presidenti i Maqedonisë George Ivanov në fjalimin e përvitshëm përpara deputetëve të Kuvendit, deklaroi: “Për shkak të Platformës së Tiranës, kriza politike [në Maqedoni] është rritur në një krizë kushtetuese.” Sipas presidentin, marrëveshja e Tiranës mes liderëve të partive shqiptare në Maqedoni, hartuar nën dirigjimin e Edi Ramës, për të unifikuar qëndrimin për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni, ka sjellë shumë mospërputhje të Kushtetutës dhe ka vështirësuar formimin e qeverisë.
“Platforma e Tiranës” ishte një prej arsyeve kryesore se përse Presidenti Ivanov i refuzoi dy herë të drejtën për të formuar qeverinë Zoran Zaev, lideri i partisë LSDM.
Në fillim të marsit të viti 2017, Presidenti Ivanon, në refuzimin e parë të koalicionit të Zaev, deklaroi se: “kushtetuta dhe ndërgjegja ime më ndalon të jap një mandat për këdo që shkatërron sovranitetin dhe integritetin e Maqedonisë.” Ai shtoi se Zoran Zaev duhet të jetë i pari që të refuzojë një “platformë që vjen nga një vend i huaj”.
Po ashtu në vitin 2014, kur ende në krye të qeverisë maqedonase ishte Nikolla Gruevski dhe qytetarët maqedonas protestonin në mënyrë të vazhdueshme, Ministria e Punëve të Jashtme u shpreh se deklaratat e liderëve politikë të Shqipërisë e Kosovës për protestat dhe mbarëvajtjen e qeverisë në Maqedoni “mund të interpretohen si përzierje në punët e brendshme të Republikës së Maqedonisë dhe nuk shkojnë në drejtim të forcimit të besimit të ndërsjellë dhe fqinjësisë së mire”.
Deklarata e Ministrisë maqedonase erdhi dy ditë pas deklaratës së Kryeministrit Edi Rama i cili tha se faji për protestat e shqiptarëve në Shkup bie mbi moszbatimin e Marrëveshjes së Ohrit.