
Presidenti Meta dekretoi sot emërimin e Kryeministrit Rama në postin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe shkarkimin e ministrit Bushati.
Njoftimi u bë publik nga zëdhënësi i presidentit Tedi Blushi.
Në njoftimin zyrtar, presidenti shprehet se “emërimi i Kryeministrit edhe në detyrën e Ministrit është një rast i veçantë, i cili nuk parashikohet dhe as ndalohet nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”.
Zoti Meta shprehet se me praninim e propozimit të Kryeministrit Rama për të qenë njëkohësisht dhe ministër, është shmangur çdo mundësi për krijimin e një krize institucionale, e cila do të dëmtonte pozitën e vendit në marrëdhëniet ndërkombëtare.
Kryeministri Rama propozoi veten si ministër i Jashtëm më 14 janar. Vetëm pak ditë pasi Presindeti Meta nuk dekretoi Zotin Gent Cakaj, propozimin e parë të Ramës për të zëvendësuar Ditmir Bushatin.