Presidenti Ilir Meta thotë se dhuna ndaj gazetarëve është përsëritur edhe në ditën e tretë të protestës për vrasjen e Klodian Rashës.
Meta akuzon qeverinë dhe policinë se kanë organizuar dhunën ndaj përfaqësuesve të medias dhe shoqërisë civile.
“Dhunimi i kryeredaktorit të “Koha Jonë”, z.Qamil Xhani, pranë ambienteve të redaksisë dhe ndalimi i tij për disa orë, është tregues se dhuna ndaj përfaqësuesve të medias dhe shoqërisë civile është e frymëzuar dhe e organizuar në nivelet më të larta të Qeverisë dhe Policisë.”, shkruan Meta.
Presidenti i ka bërë thirrje prokurorisë të hetojë dhunën ndaj gazetarëve dhe ka kërkuar reagim nga organizatat ndërkombëtare të gazetarëve.
Kreu i shtetit garanton gazetarët se, nuk do të lejojë instalimin e modelit Lukashenko në Shqipëri.