Që Platforma për Integrimin Europian (Non Paper) i është paraqitur Ambasadores së SHBA që më 8 prill 2020 është FAKT.Që Rama GËNJEN nuk është më lajm as për të huajt.
Kështu deklaroi Presidenti Meta, si kundërpërgjigje pas deklaratës së Ramës, i cili mohoi të kishte marrë ndonjë platformë nga Meta.
Në një postim në Twitter, Rama pohoi se Presidenti Meta nuk i ka dorëzuar asnjë platformë, por është i gatshëm të ulet në çdo tryezë.
Gjatë konferencës për shtyp, Presidenti Meta tha se i ka dërguar platformën e tij me 14 pika që më 8 prill kryeministrit Rama, por se nuk ka marrë një përgjigje prej tij.