Presidenti Thaçi: Kurti, kryeministri më i dobët e i paditur që ka pasur Kosova

Nga Exit News
Presidenti Thaçi: Kurti, kryeministri më i dobët e i paditur që ka pasur Kosova

Presidenti Hashim Thaçi ka sulmuar kryeministrin në detyrë Kurti duke e quajtuar atë ‘kryeministrin më të dobët që ka pasur Kosova’.

Në një intervistë për Debat Plus, Thaçi u shpreh:

“Kryeministër më të dobët e më të paditur, më të papërgatitur për të udhëhequr këtë zyrë, vendi nuk ka patur nga periudha 2000 e tutje.”

Thaçi akuzoi Kurtin se nuk ka qeverisur mirë:

“Një kryeministër që një ligj nuk e ka plotësuar në Kuvend, çfarë kërkon prej tij?!

Çfarë ka bërë për bujqësinë? Biznesin e bogël, të mesëm? Zero.”

Nesër, më 29 maj, pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për formimin e qeverisë së re.

Qeveria Kurti është qeveria më e shkurtër në historinë e Kosovës: Kurti formoi qeverinë në koalicion me LDK-në, në 3 shkurt 2020 dhe në 25 mars, Kuvendi i Kosovës e rrëzoi qeverinë pas mocionit të mosbesimit të nisur nga LDK-ja.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme