Presidentja në detyrë e Kosovës, Osmani bën thirrje për miratimin e rezolutës kundër genocidit serb

Nga Exit News
Presidentja në detyrë e Kosovës, Osmani bën thirrje për miratimin e rezolutës kundër genocidit serb

Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani kërkoi që Shqipëria të dënojë genocidin serb.

Gjatë një konference të përbashkët me kreun e PD-së, Lulzim Basha, Osmani pohoi se pa njohur krimet asnjë nga vendet e Ballkanit nuk do të eci përpara.

“Kërkesa jonë që Shqipëria të jetë shteti i dytë pas Kosovës që të dënojë gjenocidin serb përmes një rezolute është legjitime, që s’duhet të hasë në pengesa e pikëpyetje. 

Ashtu siç vepruam me një zë në të kaluarën, të flasim më shumë tani, sepse tendenca e Serbisë dhe aleatëve të saj për të ndryshuar të vërtetën para syve tanë është e fortë se kurrë. së bashku të mos lejojmë të falsifikohet historia. 

Ndaj të flasim të gjithë për ato krime se pa e njohur të vërtetën dhe pasur drejtësi asnjë nga shtetet në Ballkanin Perëndimor s’do mund të ecë përpara e të ketë paqe dhe stabilitet në rajon”

Basha premtoi gjatë konferencës miratimin e kësaj rezolute dhe gjithashtu heqjen e pengesave ekonomike mes dy vendeve.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>