Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani e shpalli të hënën ditë zie, pas aksidentit të autobusit në Kroaci, që shkaktoi 10 viktima dhe mbi 40 të plagosur.
Viktimat janë shqiptarë të kosovës që ktheheshin nga Gjermania në Kosovë sipas ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë.
Osmani ka ndërprerë vizitën në Japoni, ku ndodhej për të ndjekur ekipin e Kosovës në Lojërat Olimpike, dhe të hënën do të jetë në Kosovë.
Qeveria e Kosovës ka njoftuar se kryeministri, Albin Kurti është nisur të dielën drejt Kroacisë, bashkë me disa ministra.