Qeveria nisi të premten procedurat e shpërndarjes së ndihmës ekonomike për qytetarët dhe sipërmarrësit që kanë mbetur pa punë për shkak të epidemisë së koronavirusit.
Sipas urdhërit të Ministrisë së Financave pёrfitojnё vetёm punonjёsit qё kanё mbetur pa punё dhe sipёrmarrjet me të ardhura deri në 14 milionë lekë të cilat kanё mbyllur aktivitetin.
Nëse aplikon sipёrmarrёsi, për çdo punonjës duhet:
- autorizim pёr pёrdorimin e tё dhёnave;
- emёr, mbiemёr, numёr kontakti, numër ID;
- datёn e fundit të pagesës së sigurimeve shoqёrore;
- numrin e llogarisё bankare;
Nëse aplikon punonjësi, duhet:
- emri i punëdhënësit, numër kontakti dhe e-mail
- emёr, mbiemёr, numёr kontakti dhe e-mail, numër ID;
- datёn e fundit të pagesës së sigurimeve shoqёrore; numrin e llogarisё bankare
Aplikimi bëhet nё zyrat e punёs, të dhënat dërgohen me postë ose në mënyrë elektronike për shkak të epidemisë.
Përmes një postimi në Facebook, Ministrja e Financave, Anila Denaj ftoi sipërmarrësit dhe qytetarët që t’ia përcjellin kërkesat – me postë ose përmes portalit e-albania – Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive (AKPA).
AKPA do tё konfirmojё elektronikisht listat në bashkëpunim me pushtetin vendor dhe Shërbimin Social Shtetëror.
Prej datës 10 mars shumica e aktiviteteve ekonomike në vend janë bllokuar për shkak të epidemisë.
Mijëra biznese janë mbyllur, ndërsa një numër edhe më i madh qytetarësh kanë mbetur pa punë.
Qeveria është zotuar që me rreth 13 milionë euro të marrë përsipër pagat e rreth 60 500 personave – mes të cilëve edhe sipërmarrësit e vegjël të vetëpunësuar.
Normalisht ndihma ekonomike për papunësinë është 13 mijë lekë – në varësi të periudhës së kontributeve për sigurime shoqërore, – por qeveria është shprehur se nën gjendjen e epidemisë ta dyfishojë atë duke mundësuar kështu një pagë minimale prej 26 mijë lekësh.