Prokurorët votojnë në 28 janar për emërimin e dy anëtarëve të KPL-së

Nga Exit News
Prokurorët votojnë në 28 janar për emërimin e dy anëtarëve të KPL-së

Të gjithë prokurorët do të votojnë me 28 janar për dy anëtarët e rinj të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, të cilët do të zëvendësojnë anëtarët e shkarkuar nga vetingu, Arben Dollapaj dhe Besnik Cani.

Lajmi u dha nga Prokurori i Përgjithshëm, përmes një njoftimi në faqen zyrtare.

Me 5 janar, Prokurori i Përgjithshëm njoftoi mbylljen e garës për zëvendësimin e Dollapajt dhe Canit.

Në një njoftim zyrtar, PP bën të ditur se kanë kandiduar 5 kandidatët e mëposhtëm:

  1. Moisi Duda, prokuror, Prokuroria e Apelit, Durrës;
  2. Zeqir Hoda, prokuror, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë;
  3. Eloida Goxhi, prokurore, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Berat;
  4. Albert Kulici, prokuror, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Vlorë;
  5. Elona Avni Alvora, prokurore, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Vlorë.

Më 23 dhjetor, Prokuroria e Përgjithshme hapi garën për zëvendësimin e Arben Dollapaj dhe Besnik Canit në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Exit News sqaron më poshtë se çfarë parashikon ligji për zëvendësimin e anëtarëve të KLP-së:

– Së pari duhet të hapet thirrja nga Prokurori i Përgjithshëm . Brenda 15 ditëve nga hapja e thirrjes duhet që prokurorët të shprehin interesin dhe të dorëzojnë dokumentacionin e përcaktuar në ligjin “Për organet e drejtësisë”.

– Me mbarimin e afatit të përcaktuar duhet brenda 7 ditëve Prokurori i Përgjithshëm verifikon kushtet ligjore dhe listën me kandidatët që plotësojnë kushtet ja dërgon KPK. Brenda 3 muajve nga data e shprehjes së interesit KPK bën rivlerësimin e kandidatëve.

LEXO  Qeveria nuk ka para për formimin e shpejtë të SPAK-ut

– Me mbarimin e procesit të rivlerësimit të të gjithë kandidatëve KPK i përcjell emrat që e kanë kaluar me sukses procesin Prokurorit të Përgjithshëm.

– Brenda 3 ditëve nga marrja e listës Prokurori i Përgjithshëm thërret Mbledhjen e Përgjithshme të Prokurorëve ku do të votojnë për prokurorët që do të zëvendësojnë Dollaoajn dhe Canin.

Në qeshor të 2020 mbledhja e përgjithshme e prokurorëve u shty për shkak të pandemisë së Covid-19.

KLP ka 9 nga 11 anëtarë që duhet të ketë, për shkak të procesit të vetingut. Ish-prokurorët Besnik Cani dhe Arben Dollapaj u shkarkuan nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA).

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme