Me mbylljen dje pasdite të afatit për të kandiduar për Prokurorin e përkohshëm, kandidatët do të zhvillojnë sot një seancë dëgjimore me Komisionin e Ligjeve.
Kandidatët janë:
1.Arqilea KOÇA – prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme
2.Arta MARKU – prokurore në Prokurorinë e Shkodrës
3.Artur SELMANI – ish-prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme
4.Besnik MUÇI – prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda
5.Ferdinand ELEZI – prokuror në Prokurorinë e Durrësit
6.Granit SHAHU – prokuror në Prokurorinë e Shkodrës
7.Ermira TAFANI – prokurore në Prokurorinë e Elbasanit
Një prej anëtarëve socialist të komisionit të Ligjeve, Adnor Shameti, pak ditë më parë deklaroi se Komisioni i Ligjeve do të ushtrojë atributet e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Pra një komisioni prej disave që ka parlamenti, i ka dhënë vetes atributet e një institucioni të pavarur kushtetues. Madje kjo marrje kompetencash është bërë pa asnjë bazë dhe referencë ligjore, qoftë Kushtetuta apo Rregullorja e Kuvendit, madje pa asnjë vendim formal të Kuvendit.
Kështu pritet që në përfundim të seancës dëgjimore, Komisioni të hartojë një listë të shkurtuar të kandidatëve më të mirë, që më pas do të kalojnë në kuvend për miratim.
E gjithë procedura e zgjedhjes së kryeprokurorit të përkohshëm është bërë në shkelje të kushtetutës. Për më tepër mund të lexoni këtu.