![Foto Citizens Channel Protestë në Tiranë kundër vrasjes së kafshëve të rrugës](https://exit.al/wp-content/uploads/2021/04/167768485_2594519397518473_209970356015668459_n.jpg)
Disa qytetarë dhe aktivistë në Tiranë protestuan të premten përpara godinës së Bashkisë, kundër vrasjes së kafshëve të rrugës.
Reagimi i tyre erdhi pas publikimit të një videoje të enjten. Në video shfaqjen se si helmoheshin qentë e rrugës në zonën e Kasharit.
Video tregon se qentë janë helmuar me acid klorhidrik nga Policia Bashkiake.
Protestuesit ishe me pankarta që dënonin vrasjen e qenve dhe disa prej tyre kishin marrë dhe kafshët shtëpiake.
Për vrasjen e qenve të rrugës ata fajësojnë Bashkinë e Tiranës.
Kjo nuk është hera e parë që ngrihet kjo problematik nga aktivistët për mbrojtjen e kafshëve.
Kreu i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj ka premtuar disa herë se qentë endacakë të Tiranës nuk do të vriten, por sipas aktivistëve ky premtim nuk është mbajtur.
![n Foto Citizenc Channel](https://exit.al/wp-content/uploads/2021/04/167990994_2594519320851814_720602404257971650_n.jpg)
![n Foto Citiznes Channel](https://exit.al/wp-content/uploads/2021/04/168472469_2594519350851811_8885956752644571341_n.jpg)
![n Foto Citizens Channel](https://exit.al/wp-content/uploads/2021/04/167768485_2594519397518473_209970356015668459_n.jpg)