Përveç se në Durrës dhe në Tiranë, të shtunën u protestua edhe në Elbasan.
Protestuesit në Elbasan u mblodhën në qendër të qytetit, ku kërkuan drejtësi për Klodianin. Ata prishën edhe disa prej zbukurimeve të vendosura në shesh.
Në mbyllje të protestës ata mbajtën një minutë heshtje në përkujtim të Klodianit, i cili u vra nga një polic më 8 dhjetor.
Policia ndaloi disa protestues në Elbasan dhe i shoqëroi në komisariat.
Vrasja e Klodian Rashës ka shkaktuar reagim në shumë qytete të Shqipërisë. Prej katër ditësh të rinj në të gjithë vendin kanë protestuar kundër dhunës policore.
Fillimisht ata kërkuan dorëheqjen e ministrit Sandër Lleshaj dhe pas dorëheqjes së tij po kërkojnë largimin e drejtorit të policisë dhe reformim të policisë.
Deri më tani janë arrestuar mbi 25 persona dhe më shumë se 130 janë nën hetim. Gjatë protestës së të enjtes ka pasur shoqërime të tjera.
Policia ka shoqëruar edhe të mitur, 57 ku disa prej tyre janë nën 14 vjeç
Për protestën kanë reaguar edhe ambasadat e huaja, të cilat kanë kërkuar të ndalë dhuna.