
Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim përmbyllin të enjten fushatat elektorale.
Partia Socialiste nisi takimin përmbyllës së fushatës rreth orës 18:00 në Sheshin Skëndërbej.
Fjalën hapëse në këtë takim përmbyllën e mbajti kryesuesja e listës së PS në Tiranë Luljeta Bozo.
Më pas foli ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu, fjala e së cilës u përqendrua tek Covid-19.
“Shqipëria ka mundur të dalë nga dy kriza të mëdha, siç janë tërmeti dhe pandemia, e pas 25 prillit, me arritjen e fitores, do të çojmë përpara reformat e nisura”, tha ajo.
Më pas foli kreu i Bashkisë Erion Veliaj i cili është drejtues politik i PS në Tiranë.
Ndërkohë Lëvizja Socialistë për Integrim ka njoftuar se do të mbajë të enjten takimin përmbyllës të fushatës elektorale.