
Presidenti rus Vladimir Putin i ka këkuar homologut të tij bjellorus, Lukashenko të pranojë ofertën e Edi Ramës në cilësinë e kryetarit në detyrë të OSBE-së.
Top News raporton se Rama është njoftuar për këtë kërkesë të Putin nga ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov gjatë një bisede telefonike që ka zgjatur 30 minuta.
Kryeministri Rama, në cilësinë e kryetarit në detyrë të OSBE-së i ka ofruar Bjellorusisë të ndërmjetësojë një dialog mes qeverisë dhe opozitës me qëllim zgjidhjen e situatës së krijuar pas zgjedhjeve presidenciale të 9 gushtit.