Makina e publicistit opozitar Fatos Lubonja u vandalizua mesditën e së dielës duke u qëlluar me gur.
Mediat raportuan se xhami i përparëm i automjetit të Lubonjës qe thyer me një gur të madh.
Pak pasi lajmi u bë publik, policia tha se e arrestoi autorin e ngjarjes, ndërsa ajo u konsiderua si sulm ndaj gazetarëve kritikë.
Presidenti Ilir Meta dhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha e lidhën situatën me qeverinë, ndërsa ish-deputetja Albana Vokshi risolli në vëmendje gjuhën e përdorur nga Kryeministri Edi Rama ndaj gazetarëve:
Apo thuaj rrena është më e kollajshme se puna e shyqyr që janë qimrat.net bahrifallirakipi.lesh me krasten.com e me andilubonjen.al dhe shit rrena se i ha populli,siç i hëngrën deputetët e kryebashkiakët kur u the Gjermania është me revolucionin
— Edi Rama (@ediramaal) June 28, 2019