
Dy akse rrugore do të ndërtohen dhe menaxhohen nga kompani private, përmes marrëveshjeve koncesionare me Qeverinë Rama. Lajmin e ka bërë publik zëvendësministri i Transporteve Artan Shkreli gjatë raportimit në Komisionin e Ekonomisë.
Zoti Shkreli tha se Ministrisë së Transportit i kanë ardhur dy propozime të pakërkuara për ndërtimin me koncesion të rrugës Vaqarr-Kavaje dhe Milot-Balldrem. Projektet për të dyja akset po shqyrtohen dhe qeveria Rama mund të heqë koto projekte nga lista e projekte që mund të financohen nga buxheti I shtetit apo huatë për t’I dhënë me koncesion:
“Për rrugët Vaqarr-Kavajë dhe Milot-Balldrem kanë ardhur propozimet në ministry dhe në këto moment po shqyrtohen studimet e fizibilitetit. Ky është motive që janë hequr dy nga këto projekte për financim nga marrëveshja e huasë, sepse do të shikohen me kontrata me koncesion.”
Dhimio Plaku, Drejtori i Transportit në MET, sqaroi se sipas projekteve, dy akset do të kenë nga katër korsi:
“Ofertën për propozim të pakërkuar, me partneritet public privat e kemi për Milot-Balldrem, dhe do të jetë autostradë, parallel me rrugën ekzistuese me katër korsi. PËr Vaqarr-Kavajë projekti është autostradë me katër korsi.”