Qeveria ende asnjë plan për rinisjen e transportit publik

Nga Exit News
Qeveria ende asnjë plan për rinisjen e transportit publik

Qeveria ende nuk ka një plan për rihapjen e transportit publik brenda qyteteve dhe ndër-qytetas.

Gjatë takimit virtual me Komitetin e Ekspertëve të enjten, Kryeministri Rama tha se me lehtësimet që do të nisin më 18 maj shkon në më shumë se 90 për qind masa e kufizimeve të hequra për qytetarët dhe bizneset, por se transporti mbetet ende shqetësim:

“Deri në 90 për qind e kusur [e kufizimeve] është liruar deri në datë 18 maj.

E vetmja gjë që mbetet shqetësim mbetet transporti publik me autobusë apo furgonë ndërqytetas, apo në qytet. Po shikojmë të gjejmë një formulë kompromisi lidhur me këtë. Nuk e dimë si mund të jetë.”

Transporti publik në autobuzë e furgonë cilësohet si veprimtari me rrezik të lartë për përhapjen e Covid-19, pasi përfshin grumbullim të shumë qytetarëve në një hapësirë të vogël dhe që zgjat në kohë.

Një ditë më parë, Shoqata e Transportit Ndërqytetas paralajmëroi dhe se do të ketë rritje të çmimit të biletave deri në 30 për qind, në rast se qeveria nuk ndërhyn për të ulur çmimin e karburantit apo me masa të tjera lehtësuese.

Kreu i shoqatës sqaroi se rinisja e transportit publik me vetëm gjysmën e kapacitetit rrezikon falimentimin e kompanive të transportit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>