Qeveria harton paketën e amnistisë fiskale: kush mund të përfitojë?

Nga Exit News
Qeveria harton paketën e amnistisë fiskale: kush mund të përfitojë?

Qeveria ka përgatitur paketën ligjore për amnistinë fiskale e cila do të lejojë deklarimin dhe depozitimin e pasurive ligjërisht në banka, pa detyrime fiskale dhe pa përgjegjësi penale.

Kryeministri Rama deklaroi më 20 prill, se paketa do të dërgohet në Kuvend ditët e ardhshme dhe shpreson se do të miratohet brenda majit.

Kjo amnisti ka për qëllim formalizimin e parave të shqiptarëve, përmes depozitimit të tyre në banka, kundrejt pagesës së një përqindje të vogël për shtetin.

Nga amnistia përfitojnë:

— Të gjithë nënshtetasit shqiptarë që kanë të ardhura të padeklaruara.

— Të gjitha kompanitë shqiptare që  kanë të ardhura të padeklaruara

— Të gjithë emigrantët shqiptarë që i kanë krijuar kursimet në emigrim.

Qeveria garanton se përfituesit nuk do të ndiqen penalisht për mosdeklarimin më parë të të ardhurave dhe mos pagimin e tatimeve.

Nga amnistia përjashtohen të gjthë ata që janë dënuar për aktivitete të caktuara kriminale, politikanët, zyrtarët e lartë, efektivët e policisë së shtetit dhe magjistratët, si dhe familjet e tyre.

Amnistia parashikohet të zgjasë një vit dhe të ketë tre faza 4-mujorëshe:

— Në fazën e parë, detyrimi ndaj shtetit për të depozituar paratë do të jetë 5 për qind e shumës;

— Në fazën e dytë do të jetë 7 për qind;

— Në fazën e tretë, do të jetë 10 për qind.

LEXO  Rama rendit arritjet e qeverisë së tij

 

Lajme te ngjashme