Qeveria lidh kontratën për ndërtimin e rrugës Shëngjin-Velipojë

Nga Exit News
Qeveria lidh kontratën për ndërtimin e rrugës Shëngjin-Velipojë

Qeveria ka lidhur kontratën me firmën ndërtuese të rrugës Shëngjin- Velipojë, duke i hapur rrugë nisjes së ndërtimit të rrugës, dy vjet pas prezantimit të projektit. Lajmin e dha Kryeministri Edi Rama, i cili nuk e bëri publike emrin e kompanisë fituese, në prezantimin e kandidatëve të PS-së në Lezhë, të hënën.

Në vitin 2018, Rama publikoi në Facebook, pamje nga projektit i rrugës.

Sipas, ish-drejtorit të Fondit të Shqiptar të Zhvillimit, Benet Beci rruga ishte pjesë e investimeve strategjike të qeverisë, me vlerë 3.8 miliardë lekë. Projekti i ri, sipas Becit do të shkurtonte “distancën në vetëm 14.8 kilometra dhe rruga mund të përshkohet për 19 minuta”.

Në vitin 2019, kompania britanike RSK Group bëri studimin e ndikimi mjedisor të projektit. Rruga do të financohet nga një kredi e Bankës Evropiane për Zhvillim. Ndërsa studimi i fizibilitetit për këtë projekt infrastrukturor u krye nga qeveria Berisha më 2009.

Gjithashtu ai njoftoi se në Lezhë do të ndërtohet dy parqe industriale:

“Jemi në proces për parkun industrial që do të sjellë mundësi punësimi dhe që ka interes në rritje nga kompani të ndryshme të huaja.

Parku i prodhimit të energjisë së erës është në një proces, kompania ka shprehur interes dhe po finalizohet elementët që do të çojnë në kontratë dhe në fillimin e investimit”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>