Qeveria shqiptare dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) kanë firmosur një marrëveshje me vlerë 15 milionë euro për përballimin e situatës me COVID.
Në seancën e Kuvendit, të enjten ministrja e Shëndetësisë Manastirliu tha se 15 milionë euro do të përdoret për:
Fuqizimin e laboratorit të Covid-19, blerjen e pajisjeve, trajnimin e stafit epidemiologjik, regjistrimin e informacionit, punësimin e mjekëve të rinj.
Rritjen e kapaciteteve për trajtimin e pacientëve të sëmurë me COVID dhe sëmundjet që lidhen me të. Do të kemi rehabilitim dhe fuqizim e pajisjeve për Spitalin Infektiv dhe Urgjencës Kombëtare.
Së treti përfshihen masat për distancimin fizik dhe e gjithë platforma e komunikimit të riskut me qytetarët, konsulta mjekësore në distanca, komunikimi i masave përmes medias.
Manastirliu kujtoi sërish rritjen e finnacimit për shëndetësinë për vitin 2021 me 23 për qind, përfshirë edhe rritjen me 40 përqind të pagave për mjekët, infermierët, farmacistët.