Qeveria po mendon për vaksinimin e të huajve në vend

Nga Alice Elizabeth Taylor
Qeveria po mendon për vaksinimin e të huajve në vend

Qeveria shqiptare po planifikon se si do të vaksinojë shtetasit e huaj që jetojnë në vend.

Exit News kontaktoi një zëdhënës të kryeministrisë për të pyetur nëse të huajt do të vaksinohen si një grup, apo nëse do të përfshihen në shpërndarjen e vaksinave në popullatë:

“Për shembull, a do të vaksinoni të gjithë të huajt në të njëjtën kohë apo do të kategorizohen në varësi të nivelit të rrezikut? A do të vaksinohen të huajt me rrezik të lartë së bashku me shqiptarët me rrezik të lartë?” 

Exit sqaroi se pyetja bëhet për ata të huaj që paguanin taksa dhe kontribute të sigurimeve shoqërore dhe kanë një leje qëndrimi të vlefshme.

Përfaqësuesi i qeverisë konfirmoi se planifikimi për këtë situatë është duke u hartuar dhe se të huajt do të lajmërohen për çdo përditësim.

Shqipëria nisi vaksinimin anti-Covid të hënën, në 11 janar, me vaksinën e kompanive Pfizer dhe BioNTech.

Deri më tani kanë marrë dozën e parë mjekët e spitalit Infektiv, Sanatoriumit dhe ka nisur vaksinimi i epidemiologëve të terrenit.

Pas tyre do të vaksinohen të moshuarit në shtëpitë e kujdesit për to.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>