
Kryeministri Rama lajmëroi në emisionin Opinion se po përgatitet një paketë e dytë e ndihmës ekonomike.
Në këtë paketë do të përfshihen edhe bizneset që nuk janë mbyllur nga qeveria, por nuk mund të punojnë sot si pasojë e masave të distancimit social, ose si pasojë e shkëputjes se zinxhirit të shërbimit.
Kryeministri sqaroi gjithashtu se nuk do të ketë shtyrje taksash, fatura dritash, uji ose fatura të tjera. Do të shtyhen vetëm këstet e kredive për ato biznese që provojnë se veprimtaria e tyre është prekur nga masat ndaluese të koronavirusit.
Zoti Rama tha se punonjësit e bizneseve që punojnë do të lejohen të lëvizin. Javës së ardhshme, në varësi të numrave te të infektuarve mund të ketë edhe zbutje të masave ndaluese.