Qeveria do të shpërblejë financiarisht të gjithë ata mjekë, infermierë e sanitarë që po përballen direkt me rastet me koronavirus dhe do të vazhdojnë ta luftojnë atë.
Gjatë mbledhjes së qeverisë, Kryeministri Rama u shpreh:
“Kemi vendosur që të gjithë personelin mjekësor, mjekë dhe infermierë, sanitarë dhe shoferë, të angazhuar në sistemin e vijës së parë në luftën frontale me koronavirusin, pra nga auto ambulancat që shkojnë për vendosjen e tamponave tek zona e blinduar e infektivit.
Do t’i paguajmë 1 mijë euro plus në muaj deri në përfundim e epidemisë mjekët dhe infermierët, ndërsa sanitarët dhe shoferët 500 euro plus.”
Disa nga masat e tjera të qeverisë të marra për të ndaluar përhapjen e koronavirusit janë mbyllja e shkollave, kopshteve, çerdheve; mbyllja e sporteleve të administratës publike, mbyllja e gjykatave, pezullimi i udhëtimeve Itali-Shqipëri, pezullimi i aktiviteteve kulturore e sportive me shumë njerëz.